Pas infektimit të Arben Gashit të LDK’së, testohen 50 persona në Kuvend, ka edhe ankesa

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 17:35
 Pas infektimit të Arben Gashit të LDK’së, testohen 50 persona në Kuvend, ka edhe ankesa

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë shkruar letër kryetares së Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmanit, ku kanë kërkuar që të testohen për COVID-19 pasi që përveç sekretarit të Kuvendit, pozitiv ka rezultuar edhe deputeti Arben Gashi.

Një gjë të tillë për  e ka konfirmuar deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu.

“Nuk na janë bo testet…. Qe tre dite po vijm ne kuvend”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se e kanë pyetur kryetaren e Kuvendit se kur do të ndodhë testimi i deputetëve dhe pse nuk po vazhdon puna e Kuvendit.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje nga Kuvendi i Kosovës kanë konfirmuar për T7 se deri më tani janë testuar 50 persona, deputetë e zyrtarë të administratës së Kuvendit.

“Aktualisht jemi në pritje të rezultateve”, kanë thënë nga Zyra për Media e Kuvendi.

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se deputetët e kësaj partie ende nuk janë testuar.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht se një anëtar i tyre është infektuar nuk ka organizuar ndonjë testim për njerëzit e saj.

(Kosova Sot Online)