Hoti: Ka filluar procesi i krijimit të mundësisë që të tërhiqen 10 për qind të parave nga TRUST’i

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 19:04
 Hoti: Ka filluar procesi i krijimit të mundësisë që të tërhiqen 10 për qind të parave nga TRUST’i

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ministren e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajramin, janë takuar me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin dhe drejtuesit e TRUST’it.

Hoti përmes shkrimi njoftoi se aryseja e takimit është krijimi i mundësisë që qytetarët t’i tërheqin 10 përqind të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Këtë nismë sipas Hotit e ka marrë Qeveria e Kosovës bashkë me Institucionet Financiare.

Kjo iniciativë erdhi me qëllim të zbutjes së pasojave në ekonominë familjare si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it u zotuan se do t’i intensifikojnë punët për ta lehtësuar këtë proces, duke u krijuar qytetarëve qasje më të lehtë në të dhënat e tyre dhe në shtjellimin e ecurisë së tërheqjes së mjeteve të tyre personale, pas ndryshimeve të nevojshme ligjore.

(Kosova Sot Online)