Shkon në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 21:55
 Shkon në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e mërkurë. Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 54.

Të martën, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 51 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.

Njëra nga tri viktimat e regjistruara sot është nga Komuna e Gjilanit, ka bërë të ditur kryetari Lutfi Haziri.

Në Kosovë aktualisht janë 1.293 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2.991 raste pozitive, me 1.644 prej tyre që janë shëruar.

(Kosova Sot Online)