Gjuajtje me armë në qytet, plumbi shpon veturën e kalimtarit
Policia hap rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm për gjuajtjen me armë zjarri në kryeqytet.
Ky plumb përfundoi rastësisht në xhamin e veturës së tij.
Derisa po kalonte në rrugën Dëshmorët e Kombit në kryeqytet, një kalimtar rasti u përballë me një situatë jo të zakonshme.
Derisa një gjuajtje me armë po ndodhte në këtë pjesë rreth orës 22:00, një plumb goditi veturën e njërit prej shoferëve.
Mes tjerash, dëshmitarët I thanë televizionit se u krijua një situatë paniku pasi këtupari pati shumë kalimtarë në atë kohë.
E në vendin e ngjarjes u gjet edhe Policia e Kosovës.
Në një përgjigje për televizionin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është hapur si shkaktim I rrezikut të përgjithshëm
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar, situata të ngjashme të gjuajtjes me armë e edhe plagosjeve patën ndodhur disa herë në kryeqytet.
(Kosova Sot Online)