Përveç Kosovës, edhe shtetet e rajonit kanë probleme me stërmbushjen e spitaleve me pacientë

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 22:06
 Përveç Kosovës, edhe shtetet e rajonit kanë probleme me stërmbushjen e spitaleve me pacientë

Spitalet Rajonale po bëjnë përgatitjet për të pritur pacientet me Covid-19, por kapacitetet u mungojnë.

Kosova po kalon nëpër një situatë të vështirë me pandeminë Covid-19.

Rritja e numrit të pacientëve me Covid-19 në QKUK, ka alarmuar institucionet.

Kjo ka bërë që ditëve të fundit të mendohet ideja e shfrytëzimit të spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe kryeministri Hoti ditën e hënë.

I pari i qeverisë tha që ky hap do të ndihmonte në uljen e presionit ndaj sistemit shëndetësor.

Rreth kësaj ideje, siç duket janë informuar edhe spitalet rajonale.

Në spitalin rajonal të Mitrovicës, tashmë janë bërë përgatitjet për të pranuar pacient.

Buçinca – Zhubi, tutje tregon edhe kapacitetet të cilat i posedon kjo klinikë.

Por ndonëse kanë vullnetin për t’i dal në ndihmë klinikës Infektive, kapacitetit edhe këtu mungojnë.

Ndërkohë, në spitalin e përgjithshëm të Gjakovës, veç kanë filluar të trajtohen rastet me Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala.

Ndryshe, Qeveria ende nuk ka treguar se kur do të nis procesi i decentralizimit nëpër te gjitha spitalet rajonale.

(Kosova Sot Online)