Praga feston ‘fitoren’ ndaj Covid-19 me një banket të madh mbi urë

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 22:46
 Praga feston ‘fitoren’ ndaj Covid-19 me një banket të madh mbi urë

Mijëra njerëz shtruan një banket të madh, rreth 500 metra të gjatë, mbi urën historike të Karlit në Pragë, për të festuar ‘fundin’ e pandemisë në Çeki.

Pavarësisht paralajmërimit të OBSH-së se ‘më e keqja nuk ka ardhur ende’, pjesëmarrësit në festime nuk ruajtën as distancimin fizik dhe nuk ishin të pajisur me maska.

Ondrej Kobza, organizator i festës i tha agjencisë së lajmeve AFP se: “Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lejuar njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë”.

Me 12 mijë infeksione dhe 350 vdekje për 10 milion banorë, Republika Çeke ka arritur të përmbajë Covid-19 duke imponuar masa të rrepta izolimi dhe bllokimi, të cilat u hoqën vetëm javën e kaluar, por në vend po regjistrohen ende raste të reja, të paktën 20 u raportuan dje në kryeqytet.

(Kosova Sot Online)