Edhe një memorandum kosovaro- britanik për rekrutimin e zyrtarëve në postet publike

  • 01 July 2020 - 23:15
 Edhe një memorandum kosovaro- britanik për rekrutimin e zyrtarëve në postet publike

Nesër në orën 12:00, në Hollin e Kuvendit të Kosovës, do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi mes Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ky memorandum ka të bëjë me përfshirjen e britanikëve në proceset e rekrutimit dhe emërimit të profesionistëve të udhëheqësve nëpër institucione dhe organe publike.

Memorandumi parasheh që procesi i rekrutimit të jetë i drejtë dhe transparent.

Kjo është komunikata e Kuvendit për nënshkrimin e Memorandumit:

Të enjten, më 2 korrik 2020, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi (MM).

Ky MM reflekton përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

 Ora: 12:00

Vendi: Holli i Kuvendit të Kosovësë

(Kosova Sot Online)