Ministria e Jashtme ndriçon flamurin e Gjermanisë dhe të BE-së në objektin e saj

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 23:23
 Ministria e Jashtme ndriçon flamurin e Gjermanisë dhe të BE-së në objektin e saj

Gjermania do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Padyshim se lajmin për kryesimin e KE-së nga Gjermania mjaftë mirë e kanë pritur edhe në Kosovë.

Madje sonte në nder të Gjermanisë, ka ndryshuar edhe pamja e objektit të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja që drejton këto ministri, Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar një fotografi ku shihet flamuri i Gjermanisë dhe ai i Bashkimit Evropian, në objektin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)