Rekord i zi në SHBA, më shumë se 50 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 08:56
Rekord i zi në SHBA, më shumë se 50 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite

Në një kohë kur të gjitha vendet kanë kaluar në fazën e dytë apo të tretë të hapjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një moment të vështirë me pandeminë e koronavirusit.

Nga të dhënat e fundit të publikuara nga univesiteti John Hopkins, në SHBA janë raportuar 50 mijë e 203 raste të reja me Covid-19 në një ditë të vetme. Shifra e së mërkurës u theu rekordin e 26 qershorit ku ishin 45 mijë e 225 raste.

Sipas universitetit John Hopkins ka më shumë se 2 milion e 685 mijë të infektuar në SHBA dhe më shumë se 128 mijë persona kanë vdekur si shkak i koronavirusit. Arizona, Kalifornia, Karolina e Veirut, Tennessee dhe Teksasi raportuan shifra të larta të infektimeve. Kalifornia, shteti më i populluar, raportoi 9 mijë e 740 raste të reja.

Kujtojmë që disa shtete të SHBA e kanë pezulluar planin e hapjes për shkak të shifrave të larta të infektimeve.

(Kosova Sot Online)