Hoti për deklaratën e 2 korrikut: Akt themeltarë dhe me rëndësi vendimtare

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 10:11
Hoti për deklaratën e 2 korrikut: Akt themeltarë dhe me rëndësi vendimtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar 30 vjetorin e Deklaratës së 2 korrikut.

Hoti tha se miratimi i kësaj deklarate ishte një akt themeltarë dhe me rëndësi vendimtare.

“Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut! Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)