E infektuara me koronavirus në Suharekë del nga shtëpia, hapet rasti në Polici

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 10:43
E infektuara me koronavirus në Suharekë del nga shtëpia, hapet rasti në Polici

Një grua e cila ishte e infektuar me koronavirus në Suharekë nuk ka respektuar masën e vetizolimit, pra ka dalë nga shtëpia.

Lënda ndaj të dyshuarës është iniciuar dhe pas shërimit do të intervistohet nga Policia.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 09:00.

“Raportohet se është iniciuar lënda ndaj të dyshuarës femër  kosovare, pasi që e njëjta nuk ka respektuar vet-izolimin pasi që ishte pozitiv me COVID-19. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara do te intervistohet pas kalimit te afatit të përcaktuar (shërimit)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)