I hyjnë në shtëpi, e lidhin dhe e plaçkitin si në filma midis Kosove

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 11:05
I hyjnë në shtëpi, e lidhin dhe e plaçkitin si në filma midis Kosove

Një person nga Podujeva ka raportuar në polici se dy të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur para dhe gjëra tjera me vlerë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit kanë hyrë në shtëpinë e viktimë, derisa kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, e kanë lidhur viktimën dhe i kanë vjedhur para, unazë e orë dore.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë ne shtëpi, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur e kanë lidhur e me pas i kane grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)