Kosova kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt: Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 12:09
Kosova kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt: Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar që Serbia menjëherë të lirojë shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetajn, i cili është arrestuar dhe po mbahet në burg nga autoritetet në Serbi.

Haradinaj-Stublla thotë se Serbia po shkel ligjet ndërkombëtare dhe po minon përpjekjet për normalizim të raporteve dhe për arritjen e një marrëveshje.

“Kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon”, ka thënë Haradinaj.

Tutje kryediplomatja kosovare ka thënë se Serbia me veprime të tilla po bën përpjekje për të demonizuar Kosovën dhe shtetasit kosovarë.

“Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autorietet serbe.Serbia po i shkelë ligjet ndërkombëtare duke arrestuar qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë bazë përpos asaj etnike. Përpjekjet e Serbisë për të demonizuar Kosovën dhe qytetarët e saj, po i minojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, dhe kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon”, ka shkruar ministrja e Jashtme në twitter

(Kosova Sot Online)