Lufta kundër koronavirusit, OKB del me rezolutë për pezullim të konflikteve

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 12:17
Lufta kundër koronavirusit, OKB del me rezolutë për pezullim të konflikteve

100 ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim global për të mbështetur luftën kundër koronavirusit, Këshilli i Sigurimit të OKB tejkaloi dallimet, duke miratuar në mënyrë unanime një rezolutë që mbështet paqen. 

“Negociatat nuk ishin të lehta, por rezoluta tregon se dallimet mund të tejkalohen përballë pandemisë me të cilën po përballemi”, tha Christoph Heusgen, President i Këshillit.

Rezoluta e hartuar nga Franca dhe Tunizia iu bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikte të armatosura rreth botës, të pranojnë një armëpushim të qëndrueshëm humanitar për të paktën 90 ditë, në mënyrë që të mundësohen ndihma për të përballuar pandeminë.

Rezoluta iu referohet luftrave në Siri, Jemen, Libi dhe konflikte të tjera në agjendë të Këshillit të Sigurimit dhe jo me operacionet ushtarake kundër grupeve terroriste si Shteti Islam dhe Al Kaeda.

Ndërsa kreu i Këshillit të Sigurimit dhe ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, e cilësoi këtë si një shenjë shprese për njerëzit që jetojnë në konflikte, ekspertët dyshojnë nësë dokumenti do të ketë ndonjë ndikim.

(Kosova Sot Online