Kërcënohet Vjosa Osmani - ja nga kush

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 12:34
Kërcënohet Vjosa Osmani - ja nga kush

Dikush e ka kërcënuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, përmes një mesazhi në gjuhën angleze në rrjetin social Twitter

Një kërcënim është raportuar në raportin 24 orësh të policisë.

Burime  kanë treguar se cak i këtij kërcënimi ka qenë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Rastin në polici nuk e ka lajmëruar vetë Osmani, por dikush nga stafi i saj.

“Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)