Reagon OIK: Ne do të mbrojmë interesat e infermierëve, mos bini pre e tendencave qëllimkëqija

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 13:17
Reagon OIK: Ne do të mbrojmë interesat e infermierëve, mos bini pre e tendencave qëllimkëqija

Oda e Infermierëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj akuzave të sindikatës së infermierëve. OIK dje së bashku me odat tjera të profesionistëve shëndetësorë dhe FSSHK-në, dolën me një komunikatë të përbashkët për kërkesat e tyre pas anulimit të ligjit të pagave.

Kryetari i OIK ka deklaruar se nga ky takim është nxjerrë një komunikatë për media dhe nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje apo memorandum bashkëpunimi, siç kanë pretenduar sindikata e infermierëve në reagimin e tyre.

“Në këtë rast, nga komunikata kërkohet që të gjithë profesionistëve shëndetësorë t’i kompensohet shtesa mbi pagat aktuale në shumë të referuar sipas katalogut të pagave që ishte përfshirë në Ligjin e Pagave për sektorin shëndetësor. Ndërkaq, diferencat për kategori të veçanta, siç janë infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të diskutohen brenda dy javëve të ardhshme”, thuhet në reagimin e OIK.

“Andaj, Oda e Infermierëve të Kosovës apelon tek gjithë komuniteti, që të mos bëhen pre e dezinformimeve jo zyrtare dhe tendencioze që janë të dëmshme dhe qëllimkqija për vet komunitetin e që nuk përbëjnë as informacionin minimal të prezantimeve të OIK me akterët relevant”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

ë ë ë ë ë

Siç jeni njoftuar zyrtarisht, pas njoftimit për anulimin e Ligjit të pagave nga Gjykata Kushtetuese, kemi marrë ftesë zyrtare nga Oda e Mjekëve të Kosovës për të qenë pjesë e takimit të të gjitha odave të profesionistëve shëndetësorë, për të unifikuar qëndrimet e mëtejmë në lidhje me këtë ligj.

Dhe nga ky takim, është nxjerrë një komunikatë për media dhe nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje apo memorandum bashkëpunimi.

Në këtë rast, nga komunikata kërkohet që të gjithë profesionistëve shëndetësorë t’i kompensohet shtesa mbi pagat aktuale në shumë të referuar sipas katalogut të pagave që ishte përfshirë në Ligjin e Pagave për sektorin shëndetësor. Ndërkaq, diferencat për kategori të veçanta, siç janë infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të diskutohen brenda dy javëve të ardhshme.

Pavarësisht kësaj, janë ngritur disa shqetësime lidhur me mbrojtjen e interesave te komunitetit infermieror.

Oda e Infermierëve, iu bën me dije gjithë anëtarësisë se do të jenë mbështetës të pa rezervë të mbrojtjes të interesave të anëtarësisë dhe gjithnjë duke u mbështetur në shkresat dhe vendimet që i janë drejtuar institucioneve relevante të Republikën e Kosovës: Presidentit të Kosovës, Parlementit, Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Avokatit të Popullit.

Si OIK do të qëndrojmë mbrapa gjithë shkresave dhe propozimeve që kemi bërë.

Në gjithë këtë proces, tash e tutje do të jemi akter kyç në mbrojtjen e interesave të anëtarësisë tonë dhe do të jemi pjesë aktive e gjitha takimeve, në interes të komunitetit.

Andaj, Oda e Infermierëve të Kosovës apelon tek gjithë komuniteti, që të mos bëhen pre e dezinformimeve jo zyrtare dhe tendencioze që janë të dëmshme dhe qëllimkqija për vet komunitetin e që nuk përbëjnë as informacionin minimal të prezantimeve të OIK me akterët relevant.

(Kosova Sot Online)