Kryeministri Hoti: Me dialogun udhëheq kryeministri, për çdo zhvillim do të raportoj në Kuvend

  • G.G /
  • 02 korrik 2020 - 13:28
Kryeministri Hoti: Me dialogun udhëheq kryeministri, për çdo zhvillim do të raportoj në Kuvend

Kryeministri Hoti sot ka përsëritur se në bazë të Kushtetutës, kryeministri është në krye të dialogut.

Në një konferencë për media pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me ambasadën britanike në Kosovës për mbikqyrjen e rekrutimit të personave në pozitat e larta udhëheqëse të institucioneve, Hoti ka thënë se këshilli i ekspertëve do ta mbështesë profesionalisht Zyrën e Kryeministrit në procesin e dialogut.

“E kemi formuar një trupë që është këshilli i ekspertëve që është brenda Zyrës së Kryeministrit që do të mbështesë profesionalisht në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.

Hoti tutje ka thënë se në bazë të kushtetutës, kryeministri udhëheqë me dialogun dhe për çdo zhvillim të procesit do të raportojë në Kuvend

“Kryeministri në bazë të Kushtetutës është në krye të  dialogut, I cili koordinon punën edhe të këshillit të ekspertëve dhe të forumit të liderëve  dhe komunikimi me Kuvendin Unë do t’i raportoj Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)