Nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku i rreh dy persona

  • E.K /
  • 02 July 2020 - 18:21
 Nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku i rreh dy persona

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka sulmuar fizikisht dy persona. Sipas burimeve, Lushtaku ka lidhje familjare me njërin prej personave që i ka sulmuar.

Express mëson se Nuredin Lushtaku, derisa ka qenë në restorantin e vet, ka sulmuar fizikisht kushëririn Fejzë Lushtaku.

Ndërkaq personi tjetër të cilin Lushtaku e ka sulmuar në objektin e komunës së Skenderajt, është Gani Halilaj.

I pyetur nga Express rreth rastit Lushtaku ka mohuar duke thënë se nuk është përleshur me askënd.

(Kosova Sot Online)