Pishina “Gërmia” rifillon punën, nuk ka interesim të qytetarëve

  • E.K /
  • 02 July 2020 - 20:40
 Pishina “Gërmia” rifillon punën, nuk ka interesim të qytetarëve

Pishina e Germisë nga sot ka hapur dyert për pushuesit. Të njëjtit kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe po respektojnë rekomandimet e IKSHP-së.

Derisa nga menaxhmenti po kërkohet që nga pushuesit të ketë distancë sot nuk u pa të ketë shumë qytetarë.

Pishina e Gërmisë hap dyert qytetarët, kërkohet distancë mes të pranishmëve

Në hyrje është vendosur shiriti për mbajtje të distancës.

Aty afër janë  vendosur edhe dezinfektuesit.

E distancë prej 2 metra pati edhe mes çadrave.

Ashtu siç ka kërkuar IKSHPK, stafi ishte pajisur me mjete mbrojtëse ndaj virusit.

Gjithçka ishte gati.

Kështu në ora 10:00 të mëngjesit, pishina ‘’ Gërmia’’ hapi dyert për qytetarët, me një muaj vonesë.

Liridon Llapashtica që është kryeshef i ndërmarrjes “SportMarketin” tha se kanë angazhuar staf shtesë për tu përkujdesur për shëndetin e qytetarëve.

E me hapjen e dyerve, filluan te vijnë edhe qytetarët.

Këta të fundit, madje mezi pritën të freskohen në këtë pishine.

Vehbi Beka, thotë se ka kohë që po e pret këtë moment.

Edhe Aldin Ijlazi thotë se për shkak të pandemisë ka kohë të gjatë që nuk ka pushuar.
Andaj hapja e pishinës sipas tij është veprim i duhur.

Ndërkohë, në këtë pishinë po vinin edhe qytetarë të tjerë.

Por numri i tyre nuk ishte në masë të madhe.

Andaj, edhe  shpërtimtarët nuk patën shumë angazhim.

Megjithatë ata po thonë se janë tëgëzuar që iu kthyen punës.

E në gjendje gatishmërie aty u pa të jenë stafi mjekësor.

 Pishina ishte parashikuar të hapej me 1 Korrik.

Por për shkak të vendimeve të Qeverisë, stafi i kësaj pishine kishte vendosur që të presin deri këtë të enjte të enjten.

(Kosova Sot Online)