VV’ja kundërshton pezullimin e vendimit për kthimin e diplomatëve në atdhe

  • E.K /
  • 02 July 2020 - 21:25
 VV’ja kundërshton pezullimin e vendimit për kthimin e diplomatëve në atdhe

Ministria e Punvë të Jashtme, thonë se vendimi nuk përfshinë konsujt dhe ambasadorët.

Për një kohë ishte Ministër i Punëve të Jashtme.

E gjatë kësaj periudhe kohore, Glauk Konjufca, kishte vendosur ti kthej në Kosovë dhjetëra diplomat.

Në mesin e tyre edhe konsuj e ambasador.

Por, pa u bërë as një muaj qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimet për kthim të disa diplomatëve.

Por, në një sqarim të lëshuar nga ministria e drejtuar nga Meliza Haradinaj thuhet se ky vendim nuk përfshinë konsujt e ambasadorët.

Këtë vendim e kundërshtojnë ata që vetë e morën, Lëvizja Vetëvendosje.

Kreshnik Ahmeti që ishte shef i kabinetit të ministrit, Konjufca thotë që ky pezullim u bë pa asnjë bazë e për pazare politike.

Ky thotë që ministrja Haradinaj do të veproj njëjtë me të gjitha vendimet që ka marrë Konjufca.

Vendimin për pezullim nuk po e shohin si të denjë as shoqëria civile.

Butrint Berisha nga Pips thotë që pezullimi nuk është një hap i mirë për politikën e jashtme.

Vendimet e ish ministrit Glauk Konjufca patën nxitur shumë debat në vend, ndërsa kishte vendosur edhe për kthimin e Vlora Citakut, që shërben si ambasadore e Kosovës në Uashington.

(Kosova Sot Online)