Moti për sot dhe nesër, meteorologët parashikojnë ndryshim të madh

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 10:15
Moti për sot dhe nesër, meteorologët parashikojnë ndryshim të madh

Sot në Kosovë paradite pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me diell. Pasdite priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin tonë pritet mot mjaft i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë pritet të ketë edhe në bregdetin shqiptar herë pas here. Priten ulje të temperaturave veçanërisht në kohën e reshjeve.

(Kosova Sot Online)