Paralajmërimi shpresëdhënës i Trump: SHBA-ja do ta ketë shpejt vaksinën kundër koronavirusit

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 11:49
Paralajmërimi shpresëdhënës i Trump: SHBA-ja do ta ketë shpejt vaksinën kundër koronavirusit

Për Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së shpejti me një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre kërkues të tyre “duken vërtet, vërtet mirë”.

Nga shtëpia e Bardhë Trump tha se “Mendojmë se do ta kemi shpejt”, por pa dhënë detaje të tjera.

Komentet vijnë kur numri i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në SHBA ka kaluar 50,000 për herë të parë.

Kjo duket se ka ndryshuar edhe qëndrimin e presidentit Trump, në lidhje me maskat mbrojtëse.

“Mendoj se maskat janë të mira”, – tha Trump.

“Njerëzit më kanë parë me maskë. Nëse do të isha në një situatë të ngushtë me njerëz, unë do të vishja absolutisht”.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 2.7 milionë, përkatësisht mbi 128,000.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 10.7 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 517,000 kanë vdekur dhe mbi 5.5 milionë janë shëruar.

(Kosova Sot Online)