Veliaj ia dhuron Hotit “Çelësin e qytetit të Tiranës”

  • A.P /
  • 03 July 2020 - 15:15
Veliaj ia dhuron Hotit “Çelësin e qytetit të Tiranës”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë takoi edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ia dhuroi “Çelësin e qytetit të Tiranës” kryeministrit Hoti.

I pari i Qeverisë gjatë së premtes ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në qytetin e Tiranës me liderët politik të Shqipërisë, me ftese të homologut të tij, Edi Rama.

Pas këtij takimi, Hoti në fund do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

(Kosova Sot Online)