Policia arreston personin që dyshohet se kishte vjedhur një motoçikletë para dy ditësh në Pejë

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 16:26
 Policia arreston personin që dyshohet se kishte vjedhur një motoçikletë para dy ditësh në Pejë

Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte vjedhur një motoçikletë në në fshatin Treboviq të Pejës.

Policia njofton se ka arritur të identifikoj rrjedhimisht të arrestoj të dyshuarin N.A. i lindur me 1986.

“Tek i dyshuari në një fushë është gjetur motoçikleta që i është vjedhur viktimës, përpos saj në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe nëntë (9) copë, shtëpiza të kompjuterevë të cilat i dyshuari dyshohet se i ka vjedhur në një tjetër lokacion”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë ndërsa motoçikleta dhe shtëpizat iu janë kthyer pronareve legjitim.

(Kosova Sot Online)