Hoti merr zotim nga Basha se do ta heq taksën në Rrugën e Kombit

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 16:50
 Hoti merr zotim nga Basha se do ta heq taksën në Rrugën e Kombit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë ka takuar liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Pas takimit Hoti dhe Basha janë prononcuar para mediave për takimin që kanë pasur, ku kryeministri Hoti deklaroi se ka biseduar ndër të tjera edhe për taksën në Rrugën e Kombit.

Hoti tha se ka marrë zotim nga kryetari i PD’së, Lulzim Basha se taksën e Rrugës së Kombit do ta heqë që në ditën e parë të pushtetit.

“Biseduam për sfidat që kemi si qeveri dhe planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike dhe qasjen që e kemi karshi situatës së krijuar në Kosovë, dëgjuam këshillat e kryetarit Basha dhe të Partisë Demokratike. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet të adresojmë si dy shtete dhe unë kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”, ka thënë Hoti para mediave.

(Kosova Sot Online)