Vrasja dhe plagosjet në Lipjan, ndalohen tetë persona të përfshirë në rast, Prokuroria tregon për çka i ngarkon ata

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 17:40
 Vrasja dhe plagosjet në Lipjan, ndalohen tetë persona të përfshirë në rast, Prokuroria tregon për çka i ngarkon ata

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Hallaq të Madh në Lipjan, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur pesë të tjerë. Për këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të përfshirë në rastin e vrasjes në Hallaq të Madh në Lipjan, me dyshimin se njëri prej tyre ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të KPRK-së, një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja në tentativë”, nga neni 172 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366”, katër persona të dyshuar për veprat penale “Ndihma”, nga neni 33 të KPRK-së dhe “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të KPRK-së, si dhe dy persona të dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në fshatin Hallaqi i Madh të komunës së Lipjanit, pas një përleshjeje me armë zjarri, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve. Nga kjo përleshje, një person ka vdekur, derisa pesë të tjerë ndërsa pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

(Kosova Sot Online)