Hoti e falënderon Ramën për pritjen vëllazërore

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 17:44
 Hoti e falënderon Ramën për pritjen vëllazërore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falenderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për sic ka thënë pritjen vëllazërore që i ka bërë sot në Pallatin e Brigadave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm.

“Është nder i madh që në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, t’i konkretizojmë hapat për bashkëpunim ekonomik. Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm! ”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)