Kryetari I PDK-së i armatosur deri në dhëmbë takon prindërit e Hashim Thaçit, vëllait nga lufta (Foto)

  • 03 July 2020 - 19:23
Kryetari  I PDK-së i armatosur deri në dhëmbë  takon prindërit e Hashim Thaçit, vëllait nga lufta (Foto)

Ish shefi  Shërbimit Informativ të   Kosovës- SHIK,  Kadri Veseli, ish kryetar Kuvendi dhe tani kryetar I PDK-së, e ka postuar në llogarinë e tij një fotografi me të cilën shihet ulur në një vizitë që i ka  bërë familjes së Presidentit Thaçi, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.

“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar ai, teksa është fotografuar në mes të të dy prindërve të Hashim Thaçit.

Mirëpo se sa ka qenë I sigurt në rrugëtimin e tij deri aty, apo mbase edhe i mirëpritur në këtë vizitë, mbetet për dyshuar. Veseli edhe pse  njihet  si një personalitet, mjeshtër që i cili I zbulon konspiracionet  e rivalëve të tij, qoftë në veprime të dukshme apo të pa dukshme, në këtë rast  ka harruar të shmanget nga pozita e të bërit foto, sepse  në prapavijë, në këndin e dhomës së pritjes, shihet tyta e armës që  dikujt i shërben aty për mbrojtje. Pa paragjykuar dhe pa spekuluar më shumë, fotografia e bërë publike  flet shumë dhe lë hapësirë dyshimi e komentimi.

(Kosova Sot Online)