Gjykata Speciale e thërret për ta marrë në pyetje edhe një veteran të UÇK’së

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 20:22
 Gjykata Speciale e thërret për ta marrë në pyetje edhe një veteran të UÇK’së

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të UÇK’së për ta marrë në pyetje.

”Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se OVL e UÇK-së do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.

Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka paralajmëruar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë.

(Kosova Sot Online)