Thaçi e viziton familjen e Vasfije Krasniqit

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 20:23
 Thaçi e viziton familjen e Vasfije Krasniqit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e të mbijetuarës së dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman

Thaçi deklaroi se Krasniqi – Goodman me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën

“Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën”.

“Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara”.

“Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot Online)