Shkon në 58 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 21:24
 Shkon në 58 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e premte. Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 58.

Të enjten, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 55 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.

(Kosova Sot Online)