Flet personi i infektuar për herë të dytë me Covid-19: Kësaj radhe virusi është shumë më agresiv

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 21:49
 Flet personi i infektuar për herë të dytë me Covid-19: Kësaj radhe virusi është shumë më agresiv

Personi i parë që doli pozitiv me Covid-19 për herë të dytë në Kosovë, Petrit Bylykbashi, ka konfirmuar vet përmes një shkrimi në facebook, ku ka thënë se pas tre muajve që është shëruar, virusi i është rikthyer edhe më agresiv.

Bylykbashi ishte shëruar në prill nga koronavirusi. Ai tha se virusi po sulmon pikërisht aty ku ka dëmtuar herën e parë.

Ai gjithashtu tha se duke qenë I bindur se virusi nuk kthehet, nuk është ruajtur për asnjë moment.

Bylykbashi ishte ndër personat e parë që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunë e Prishtinës, në mesin e muajit prill.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Bylykbashit:

Ky virus i cuditshem!

Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka.

(Kosova Sot Online)