58 të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

  • S.A /
  • 04 July 2020 - 08:07
58 të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Mbrëmë janë konfirmuar 114 raste të reja me COVID-19. Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara nga marsi ka arritur në 3 mijë e 178, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet pozitive janë nga Ferizaj, Prishtina, Mitrovica, Peja, Vushtrria, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Gjilani, Vitia, Suhareka, Hani i Elezit, Kacaniku, Kamenica, Mamusha, Obiliqi dhe Skënderaj.

Përvec rasteve të reja, Instituti Kombëtar i Shëndettit Publik ka njoftuar edhe për shërimin e 117 pacientëve.

Me shërimin e tyre, numri i rasteve aktive me këtë sëmundje në vend është 1 mijë e 129.

“Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 03 korrik 2020, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.824 raste, kurse raste aktive 1.296”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

Ndryshe, Komuna me më së shumti vdekje nga COVID-19 vazhdon të mbetet Prizreni. Deri tash në këtë komunë janë regjistruar nëntë raste të vdekjes

(Kosova Sot Online )