Thaçi: Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 09:49
Thaçi: Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Thaçi tha se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.

Postimi i plotë në Facebook

Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike.

Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.

Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! HTH

(Kosova Sot Online)