Anglia heq karantinën për disa shtete

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 10:00
Anglia heq karantinën për disa shtete

Autoritetet në Angli publikuan të premten një listë të shteteve, qytetarët e të cilave nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen karantinës, nëse shkojnë në këtë vend.

Lista përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik.

Vendet si Kina, Shtetet e Bashkuara, Kosova, Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, çfarë do të thotë se qytetarët e tyre do të duhet të izolohen për 14 ditë nëse shkojnë në Angli.

Skocia dhe Uellsi nuk kanë vendosur ende nëse do t’i lehtësojnë kufizimet e udhëtimit.

Kufizimet janë ndërmarrë në fillim të qershorit, në përpjekje për të ndaluar importimin e rasteve me koronavirus në vend, pasi numri i rasteve lokale po binte.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë, mbi 44,000.

(Kosova Sot Online)