Shkon në mbi 10,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 11:50
 Shkon në mbi 10,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi

Ka shkuar në mbi 10,000 numri i viktimave të koronavirusit në Rusi. Më saktësisht, në këtë shtet kanë vdekur 10,027 pacientë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 168 të vdekur, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan “CNN”.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 6,632 raste të infektimeve në 84 rajone. Gati 2,000 prej tyre ishin persona pa simptoma, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Rusi shkoi në 674,515 persona, që është shifra e tretë më e lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Shifrat e reja u publikuan në kohën kur në Moskë po protestohet kundër ndryshimeve kushtetuese që ia hapin rrugën presidentit Vladimir Putin për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2036.

(Kosova Sot Online)