Dhunohet një grua në Gjakovë

  • G.G /
  • 04 July 2020 - 13:07
Dhunohet një grua në Gjakovë

Një grua nga Gjakova ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovar ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)