Ministria e Shëndetësisë : 38 vjeçari i vdekur sot ishte i infektuar me COVID-19

  • S.A /
  • 04 July 2020 - 18:33
Ministria e Shëndetësisë : 38 vjeçari i vdekur sot ishte i infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për 6 raste të reja të vdekjeve si pasojë e virusit COVID-19.

Njëri prej personave të vdekur nga COVID-19 është edhe 38 vjeçari nga Peja, për vdekjen e të cilit ka njoftuar sot edhe vëllai i tij, Demush Shasha.

Siç ka njoftuar Ministria, pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë. Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti,  R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë.Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

(Kosova Sot Online )