Gjermania shënon vetëm dy viktima të Covid-19 për 24 orë

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 08:20
Gjermania shënon vetëm dy viktima të Covid-19 për 24 orë

Gjermania shënon vetëm dy viktima të Covid-19 për 24 orë

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,012, shkruan “Reuters”

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 239 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 196,335.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

(Kosova Sot Online)