Polica largon shiritat nga oborri i Klinikës Infektive

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 12:54
Polica largon shiritat nga oborri i Klinikës Infektive

Policia e Kosovës ka larguar shiritat që ishin vendosur për të rrethuar oborrin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Që nga mëngjesi I sotëm, oborri I Infektives ka qenë i rrethuar me shirita të policisë, për të ndaluar hyrje-daljet e personave të paautorizuar.

Përveç policisë, në hapësirat e QKUK-së kanë qëndruar edhe prokurori dhe hetuesit.

Ndërkohë atje ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj nuk e ka folur asnjë fjalë për ngjarjet e fundit në QKUK. Ai ka thënë se më vonë do të deklarohet. 

Brenda 24 orëve të fundit, në QKUK kanë vdekur 12 pacientë të infektuar me virusin COVID-19.


(Kosova Sot Online)