Shkon në 166 numri i të vdekurve në trazirat rreth vrasjes së një këngëtari

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 14:41
Shkon në 166 numri i të vdekurve në trazirat rreth vrasjes së një këngëtari

Zyrtarët në Etiopi kanë thënë se 166 persona kanë vdekur në trazirat e shkaktuara pas vrasjes së këngëtarit Hachalu Hundessa.

Një zyrtar i lartë policor bëri të ditur se vetëm në rajonin Oromia, nga trazirat kanë vdekur 145 civilë dhe 11 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Për më tepër, dhjetë viktima u shënuan në kryeqytetin Addis Ababa

Këngëtari i popullarizuar 34-vjeçar u vra të hënën, duke nxitur trazira që u përhapën nga rajoni Oromia, ku ai vlerësohej si hero.

Motivi i vrasjes mbetet i paqartë. Viktima më parë kishte deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje, shkruan “BBC.

Këngët e tij lidheshin me të drejtat e popullsisë Oromo, që përbën grupin më të madh etnik të Etiopisë. Hachalu ishte bërë ikonë e një vale të protestave nga të cilat u rrëzua kryeministri i kaluar në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)