Vetura godet protestuesit në ShBA, një i vdekur dhe një në gjendje kritike

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 15:31
Vetura godet protestuesit në ShBA, një i vdekur dhe një në gjendje kritike

Një persona ka vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pasi një vozitës i goditi protestuesit me veturë në një rrugë në Seattle të Shteteve të Bashkuara.

Summer Taylor, 24 vjeçe, vdiq të shtunën në mbrëmje në qendrën mjekësore Harborview, bëri të ditur zëdhënësja e këtij spitali, Susan Gregg.

Taylor dhe Dizal Love, 32 vjeçe, u goditën nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme drejt tyre dhe disa protestuesve të tjerë. Gruaja e lënduar është duke u trajtuar në sektorin e kujdesit intensiv, shkruan “The Guardian”.

Sipas raportit të policisë, vozitësi që i goditi protestuesit me veturë quhet Daëit Kelete. Protestuesja e lënduar ishte duke e incizuar protestën dhe duke e transmetuar drejtpërdrejt në Facebook për gati dy orë para se të goditej nga vetura.

Vozitësi fillimisht arriti të ikte nga vendi i ngjarjes, por një protestues e ndoqi për më shumë se një kilometër dhe arriti ta ndalonte duke e vendosur veturën e tij para veturës së tipit Jaguar, e cila i kishte goditur dy protestueset.

Autoritetet janë duke u munduar ta zbulojnë motivin e këtij veprimi. Policia ka thënë se nuk do të lejojë më prani të protestuesve në rrugën ku ndodhi incidenti.

(Kosova Sot Online)