Bilanci total i koronavirusit për secilën komunë të Kosovës

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 08:02
Bilanci total i koronavirusit për secilën komunë të Kosovës

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 152 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 3 mijë e 508 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Nga ky numër, 1 mijë e 902 janë shëruar, kurse 75 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 531.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 900 raste, 6 prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 374 të infektuar, 6 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 13 viktima, ndërsa ka 335 raste të konfirmuara pozitive.


(Kosova Sot Online)