Dy të vrarë e tetë të plagosur nga të shtënat në një klub nate në ShBA

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 08:36
Dy të vrarë e tetë të plagosur nga të shtënat në një klub nate në ShBA

Dhjetë persona janë qëlluar me armë të dielën në Karolinën Jugore të Shteteve të Bashkuara. Dy prej tyre u vranë dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë. Policia dyshon se sulmi ishte i lidhur me një konflikt mes bandave.

Autoritetet besojnë se sulmi u realizua nga më shumë se një person. Të dyshuarit arritën të largohen nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia. Raportohet se në klubin e natës kishte shumë njerëz në momentin e sulmit, shkruan “Reuters”.

Dy zyrtarë policorë ishin duke kaluar pranë këtij klubi të natës rreth orës dy të mëngjesit dhe i dëgjuan të shtënat. Ata gjithashtu panë një turmë prej rreth 200 personave. Ata kërkuan përforcime dhe i njoftuan shërbime emergjente, u futën brenda klubit, por sulmuesi ose sulmuesit tashmë ishin arratisur.

Viktimat u identifikuan si Mykala Bell, 23 vjeçe, dhe Clarence Johnson, 51 vjeç. Mediet lokale raportuan se Johnson ishte roje e klubit të natës.

Ende nuk ka të dhëna të hollësishme për personat e plagosur dhe të dyshuarit, por një zyrtar policor tha se janë duke u kërkuar anëtarë të njohur të bandave dhe se incidenti ndoshta është i lidhur me dhunën mes grupeve kriminale.

(Kosova Sot Online)