Izraeli lëshon në hapësirë një satelit spiun, synohet mbrojtja nga Irani

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 08:50
Izraeli lëshon në hapësirë një satelit spiun, synohet mbrojtja nga Irani

Izraeli të hënën e ka lëshuar në hapësirë një satelit të ri spiun, për të cilin u tha se do të ofrojë mbikëqyrje të cilësisë së lartë në shërbim të inteligjencës ushtarake.

Izraeli kohëve të fundit i ka shtuar kapacitetet e mbikëqyrjes për t’i vëzhguar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e cilëson si kërcënim serioz, shkruan “Reuters”.

Sateliti i quajtur “Ofek 16” u lëshua në hapësirë të hënën herët nga një zonë në pjesën qendrore të vendit. Ai është prodhuar nga kompania vendore “Shavit rocket”. Nga kjo zonë janë lëshuar satelitë të tipit “Ofek” edhe në të kaluarën.

“Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë dhe t’i mbajmë kapacitetet e Izraelit në secilin front, në secilin vend”, tha ministri izraelit i mbrojtjes, Benny Gantz.

Imazhet e para nga ky satelit pritet të dërgohen brenda një jave. Ministria e Brendshme e cilësoi atë si satelit me aftësi të avancuara.

(Kosova Sot Online)