Ish-shefi i OBSH-së: E vetmja masë që ka funksionu nga fillimi i Pandemisë ishte ngujimi total i detyruar

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 08:56
Ish-shefi i OBSH-së: E vetmja masë që ka funksionu nga fillimi i Pandemisë ishte ngujimi total i detyruar

Kosova sipas ish-shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Skender Syla, është duke shënuar rritje enorme të rasteve me Covid-19.

Syla, i cili qe disa vjet është drejtor i OBSH-së në Bullgari, ka folur për sfidat dhe përparësitë që ka Kosova në përballjen me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19. Syla ka theksuar se  e vetmja masë që ka funksionu nga fillimi i Pandemisë ka qenë ngujimi total i detyruar dhe puna titanike e profesionistëve shëndetësor.

“Por ngujimi nuk mund të vazhdoj pafundësisht sepse ka pasoja të rënda në të gjitha dimensionet ekonomike, sociale dhe posaçërisht në shëndetin mendor dhe dhunën familjare. Fatkeqësisht ditëve të fundit po shohim rritje enorme të rasteve me COVID-19 dhe humbje jetësh. Me këtë rast iu shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurëve. Përqindja e personave që kanë përfunduar fatalisht në nivelin global nga rastet e mbyllura është 8%. Në Kosovë deri tani është rreth 3.5%. Por gjendja mund të përkeqësohet shumë nëse nuk ndërmirren masa rigoroze dhe efikase menjëherë;Testimi i rasteve duhet të shtohet në mënyrë sinjifikante nga numri actual”, ka deklaruar Syla.

Tutje ai ka thënë se Izolimi/karantinimi duhet të jetë strikt.

“E papranueshme të shohësh familjar që qëndrojnë në ambientet spitalore ku trajtohen personat me COVID-19 apo të therë të konfirmuar dhe me shenja gripoze që lëvizin kudo dhe kurdo. Në parim familjarët nuk do të duhej të qëndronin në asnjë njësi spitalore gjatë pandemisë. Autoritetet inspektuese nuk duhet të mirren me individë por me subjekte afariste. Ata nuk duhet të lejojnë që në hapësirat e brendshme të lejohet askush pa maskë, përfshirë stafin dhe klientët. E njëjta vlen për udhëheqësit e institucioneve. Në hyrje dalje duhet të ketë përherë gell dezinfektues.”, ka sqaruar ai.

Por, SYla përmes një postimi të tijin në facebook, ka shpalosur edhe përvojën e tij personale sa I përketkësaj ballafaqitimit me Covid-19.

“Tash së fundmi unë isha për vizitë shëndetësore në një institucion privat. Kuptohet e vendosa maskën. Mjeku nuk kishte maskë. Nga distanca kërkova që edhe ai ta vendos maskën para se të më ekzaminoj. Të njëjtën kërkova edhe nga berberi. Përgjigja e tyre ishte “shumë pu tutshe doktor”. Nuk komentova fare”.

“Shumë vende kanë pasur përhapje shumë më të madhe të COVID-19 dhe me vendosmëri dhe angazhim të të gjithëve ia kanë dalur që lakoren epidemike nga maja e ngritur “në qiell” ta reduktojnë dhe të ketë vetëm raste sporadike. Por aty nuk janë marë se kush e ka fajin por kanë kriju unitet të përbashkët në luftimin e virusit. Mos qofsha në lëkurën e disa politikanëve që tragjeditë njerëzore i shfrytëzojnë për kusuritje e përfitime politike nga cilido taborr. Me veprime të vogla individuale mund të ndikojmë shumë. Së bashku ia dalim! Solidaritet, Unitet, Dashuri për njeriun. Diciplinë, Distancë, Higjienë, Maskë”, ka përfunduar ish-shefi I OBSH’së, Skender Syla.

(Kosova Sot Online)