Histori e padëgjuar/Kishte dhimbje në bark, ja si ndodhi që gruaja lindi në banjo pa e ditur se ishte shtatzënë

  • G.G /
  • 06 July 2020 - 12:15
Histori e padëgjuar/Kishte dhimbje në bark, ja si ndodhi që gruaja lindi në banjo pa e ditur se ishte shtatzënë

Avokatja Charlotte, 31 vjeç, kishte bërë një vrap 7 km, një shëtitje 5 km dhe një seancë me një trainer personal, kur papritur i filluan dhimbjet e barkut.

Mjeku i saj bëri një telefonatë në shtëpi për të ekzaminuar Charlotte, dhe ai tha që ishte me shumë mundësi një sëmundje e zorrës së irrituar.

Por vetëm një orë më vonë Charlotte papritmas ishte gati të lindte, por as nuk e dinte që ishte shtatzënë.

Charlotte tha:

Nuk kisha ide aspak se isha shtatzënë. Shenjat e vetme ishin dhimbjet në stomak dy ditë para lindjes.Mendova se kam ngrënë diçka të keqe, ose ka qenë dhimbje e momentit.Pastaj një orë më vonë, shkova në tualet dhe aty kuptova se bebi po vinte.

(Kosova Sot Online)