Mbytet një tjetër pushues nga Kosova në plazhin e Durrësit

  • G.G /
  • 06 July 2020 - 13:49
Mbytet një tjetër pushues nga Kosova në plazhin e Durrësit

Paraditen e sotme një tjetër person është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Hekurudha.

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B. 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Për pasojë pushuesi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të premten një tjetër pushues nga Kosova, 73 vjeç, u mbyt gjatë larjes në det, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Ndërsa pak ditë më parë një tjetër pushues nga Kosova u mbyt në Shëngjin

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.

(Kosova Sot Online)