Rëndohet gjendja në QKUK: 144 pacientë të shtrirë me Covid-19, nga ta 57 persona në oksigjenoterapi

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 14:10
Rëndohet gjendja në QKUK: 144 pacientë të shtrirë me Covid-19, nga ta 57 persona në oksigjenoterapi

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për momentin janë duke u trajtuar 144 pacientë të cilët janë të infektuar nga Covid-19. Zyrtarë nga Klinika Infektive e QKUK-së kanë dhënë detaje se në Infektivë janë 112 raste, në Mjekësinë Sportive janë në trajtimë 9 raste, prej tyre dy të intubuar si dhë në Pulmologji janë të shtrirë 24 persona.

“Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe njësia intensive në Mjekësi Sportive, në trajtim janë gjithsej janë 144 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv”, tregojnë nga QKUK.

“Në Klinikën Infektive ka 111 raste, në intensive të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitiv”.

Tutje, raporti thekson se në Klinikën Infektive, nga 111 rastet, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

(Kosova Sot Online)