Rritet shifra ditore e rasteve të koronavirusit në ShBA

  • E.K /
  • 06 July 2020 - 15:43
 Rritet shifra ditore e rasteve të koronavirusit në ShBA

Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 49,199 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. Një ditë më parë u regjistruan 45,300 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2,888,635, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 271 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në ShBA shkoi në 129,947 që është shifra më e lartë në botë.

Në këto shifra janë të përfshira rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë. Pas tyre radhiten Brazili dhe India.

(Kosova Sot Online)